Përmes internetit
Personalisht
Transfertat në majë të gishtave
Paratë mund t’i dërgosh përmes internetit direkt në llogarinë bankare të marrësit * ose për tërheqje parash në dorë nga një agjent i Western Union në pak minuta *.
Për të filluar me dërgimin e parave përmes internetit, thjesht ndiq hapat e mëposhtëm:
Nëse profili është i regjistruar dhe i verifikuar, kalo në hapin 3.
Duhet të verifikosh identitetin personalisht pranë njërës prej pikave tona të verifikimit përpara se të mund të dërgosh para përmes internetit.
Pasi të keni përfunduar, do të merrni një SMS me numrin tuaj të ndjekjes (MTCN). Përdoret për të gjurmuar transferimin dhe për t’i dhënë vetëm marrësit.
Paratë mund t’i dërgosh personalisht duke ndjekur hapat e mëposhtëm:
Jepi agjentit emrin dhe mbiemrin, si dhe një letërnjoftim të vlefshëm zyrtar.
– Jepi agjentit emrin dhe mbiemrin e marrësit, shtetin e mbërritjes dhe shumën për transfertë.
– Zgjidh si dëshiron t’i tërheqë paratë marrësi: para në dorë apo direkt në bankë.
Pasi të mbarosh, do të marrësh një numër gjurmimi (MTCN). Përdore për të gjurmuar transfertën dhe jepja vetëm marrësit.
Paratë tuaja do të jenë gati për t’u tërhequr në një agjenci brenda pak minutash *.
Kontrolloni transfertën tuaj dhe informohuni se ku janë paratë tuaja në çdo moment.
Ne kemi mbi 170 vite përvojë në transfertat ndërkombëtare të parave.
Jemi gjithmonë të lumtur t`iu ndihmojmë.
Lexoni pyetjet tona të shpeshta ose na kontaktoni në:
0800 44 55 E Hënë – E Shtunë 08:00-19:00
E Djelë pushim
Ditë festash 10:00-16:00
westernunion@uft.al
Punonjësit tanë flasin Shqip dhe Anglisht
* Fondet mund të vonohen ose shërbimet të mos ofrohen për rrethana të caktuara transaksionesh, mes të cilave përfshihen shuma e dërguar, shteti i mbërritjes, disponueshmëria e monedhës, probleme rregullatore dhe të këmbimeve valutore, veprimet e kërkuara nga marrësi, kërkesat për identifikim, oraret e pikave të agjentëve, dallimet në brezat orarë ose përzgjedhja e opsioneve me dorëzim të vonuar. Mund të ketë kufizime të tjera. Për detaje shih “Dërgo formularin”.