Përditësuar më 1 shtator 2023
Kompania Western Union, filialet tona dhe partnerët tanë (“Western Union” ose “ne” ose “neve“) kujdesen për privatësinë tuaj dhe janë të përkushtuar për t’i përpunuar informacionet tuaja personale në përputhje me praktikat e drejta të informacionit dhe ligjet në fuqi për mbrojtjen e të dhënave, për t’ju shërbyer më mirë. Për listën e subjekteve lokale të Western Union, shihni seksionin “SUBJEKTET JURIDIKE TË WESTERN UNION” në këtë Deklaratë Globale për Privatësinë.
Ne tek Western Union, jemi të përkushtuar të ndihmojmë klientët tanë të transferojnë paratë e tyre për të bërë të mundur realizimin e gjërave të mira. Ky përkushtim për klientët tanë përfshin edhe veprimin në mënyrën e duhur me informacionin e tyre personal.
Qëllimi i kësaj Deklarate për Privatësinë është të shpjegojë mënyrat sesi ne i mbledhim, përdorim, ruajmë, mbrojmë, zbulojmë dhe ndajmë informacionet tuaja personale kur ju përdorni një nga shërbimet tona në internet përmes faqes sonë të internetit, në pikat tona dhe përmes aplikacioneve tona për celularë, si dhe që t’ju informojë për zgjedhjet që ju keni rreth mënyrës sesi mblidhen dhe përdoren informacionet tuaja.
Kur ju përdorni shërbimet tona për transferimin e parave apo shërbimet e tjera financiare, kur hapni dhe mbani një llogari bankare ose portofol dixhital me ne; kur na kontaktoni; kur hyni në faqet tona të internetit ose tek aplikacionet ose kur bëheni pjesë e programeve tona të besnikërisë (referuar bashkërisht si “Shërbimet“), ne mbledhim informacionin tuaj personal dhe mund ta përdorim së bashku me informacionet e tjera të mbledhura ose të krijuara gjatë marrëdhënies sonë me ju. Ne mbledhim tipe të ndryshme të informacionesh personale në lidhje me ju, të cilat mund të përfshijnë:
Western Union i mbledh informacionet tuaja personale në disa mënyra, duke përfshirë:
Ne jemi të përkushtuar për sigurinë e informacionit tuaj personal. Ne përdorim masa mbrojtëse organizative, teknike dhe administrative që janë në pajtim me ligjet dhe rregulloret qeveritare në fuqi për të mbrojtur informacionet tuaja personale. Ne gjithashtu përpiqemi ta kufizojmë aksesin në informacionet personale që përpunojmë vetëm për punonjësit, agjentët dhe përfaqësuesit tanë që u nevojitet të njihen me to për nevoja pune. Me gjithë përpjekjet tona, palë të treta mund të interceptojnë apo të aksesojnë në mënyrë të paligjshme në informacionin tuaj personal.
Ne përdorim teknologjitë e internetit si skedarët e personalizimit, etiketat dhe sinjalizuesit e uebit në faqet tona të internetit, në aplikacionet për celular ose kur vizitoni një faqe interneti të një pale të tretë. Ne i përdorim këto teknologji për një sërë qëllimesh, duke përfshirë por jo vetëm ato të identifikuara në seksionin e titulluar “SI I PËRDOR WESTERN UNION INFORMACIONET PERSONALE QË MBLEDH”.
Për më shumë informacion mbi mënyrën e përdorimit të skedarëve të personalizimit, klikoni lidhjen “Informacion për skedarët e personalizimit” në pjesën e poshtme të faqes përkatëse të internetit të Western Union. Në rajone të caktuara ne kemi zbatuar mundësinë që përdoruesi të menaxhojë skedarët e personalizimit në faqet tona të internetit; aty ekziston, ne i lexojmë ose i shkruajmë skedarët e personalizimit vetëm sipas nivelit tuaj të preferencave.
Ne mund të përdorim palë të treta për t’ju dërguar reklama të personalizuara ndërkohë që shfletoni në internet. Në përgjithësi mund të tërhiqeni nga marrja e reklamave të personalizuara nga këta reklamues palë e tretë dhe nga rrjetet e reklamave që janë anëtarë të Network Advertising Initiative (NAI – Iniciativa e Reklamimit në Rrjet) ose që ndjekin parimet vetë-rregulluese për reklamat online të sjelljes të Digital Advertising Alliance (DAA – Aleanca e Reklamimit Dixhital) duke vizituar faqet e tërheqjes në faqet e internetit të NAI-së dhe DAA-së.
Do Not Track (DNT – Mos gjurmo) është një cilësim opsional i shfletuesit që ju lejon të shprehni preferencat tuaja në lidhje me gjurmimin nga reklamuesit dhe palë të treta të tjera. Ne nuk u përgjigjemi sinjaleve DNT nëse nuk kërkohet nga ligji në fuqi.
Ne i përdorim informacionet personale që mbledhim për qëllimet tregtare në vijim:
Ne mund t’i përdorim informacionet tuaja personale siç shpjegohet diku tjetër në këtë Deklaratë për secilën prej bazave të mëposhtme ligjore:
Në varësi të preferencave tuaja, ne do t’ju njoftojmë për ofertat, promocionet dhe përditësimet lidhur me produktet dhe shërbimet tona ose produktet dhe shërbimet e tjera që mund t’ju interesojnë. Këto mund të përfshijnë oferta me email, telefon, postë fizike, SMS, median sociale dhe kanale të tjera komunikimi ose dixhitale.
Mund të tërhiqeni nga marrja e komunikimeve të marketingut në çdo kohë. Nëse nuk dëshironi më që të merrni nga ne komunikime të lidhura me marketingun, ju mund të tërhiqeni nga kjo duke ndjekur udhëzimet në komunikimin përkatës elektronik, duke rregulluar cilësimet në llogarinë ose aplikacionin tuaj dixhital të bankës ose portofolit ose duke na kontaktuar në mënyrën që përshkruhet në seksionin “NA KONTAKTONI”.
Ju lutemi vini re se nëse tërhiqeni nga marrja e komunikimeve të marketingut nga ne, ne sërish mund t’ju dërgojmë komunikime të rëndësishme rreth shërbimit, komunikime administrative ose të lidhura me transaksionet.
Ne nuk i orientojmë shërbimet ose produktet tona drejt fëmijëve nën moshën 18 vjeç. Ne nuk mbledhim ose nuk ruajmë me dijeni informacione nga pikat tona, faqet e internetit ose aplikacionet tona për celularë nga persona nën moshën 18 vjeç.
Faqet tona të internetit mund të lidhen me ose nga faqe interneti të palëve të treta. Ne nuk kemi shqyrtuar, nuk kontrollojmë dhe as nuk mbajmë përgjegjësi për përmbajtjen ose praktikat e privatësisë të aplikuara nga faqet e internetit që janë të lidhura me ose nga faqet tona të internetit. Ne nuk marrim përgjegjësi për asnjë prej këtyre sajteve, përmbajtjen e tyre ose politikat e tyre të privatësisë. Ne nuk miratojmë faqet e internetit të palëve të treta ose nuk japim asnjë garanci për asnjë informacion, softuer apo produkte ose materiale të tjera që ju mund të gjeni atje, ose për ndonjë rezultat që mund të arrihet nga përdorimi i tyre.
Për cilindo prej qëllimeve të renditura në këtë Deklaratë, ne mund t’i zbulojmë informacionet personale të zbatueshme duke përfshirë, por pa u kufizuar në emrin tuaj, të dhënat e kontaktit, numrin kombëtar të identifikimit dhe/ose dokumentacionit përkatës, numrin e ID-së së klientit, adresën, detajet dhe mënyrat e transaksioneve dhe informacionin e llogarisë bankare te llojet e mëposhtme të organizatave ose palëve:
Palët e treta që ju keni autorizuar për të pasur akses te llogaria juaj dhe/ose në informacionin e llogarisë suaj për të kryer shërbimet për ju, si p.sh. ofruesit e shërbimit për informacionet e llogarisë dhe ofruesit e shërbimit për inicimin e pagesës. Nëse jeni klient i një shërbimi që lejon profil publik, ju mund të zgjidhni ta bëni publikisht të dukshëm profilin tuaj. Kjo mund të përfshijë ndarjen e detajeve personale të kufizuara, si për shembull emri, fotografia juaj, monedhat e disponueshme në llogarinë tuaj dhe fakti që ju jeni një klient. Gjithashtu, nëse jeni një klient i bankës ose i portofolit dixhital, klientët e tjerë të bankës ose portofolit dixhital gjithashtu mund të janë të gjendje të kërkojnë për ju me numrin tuaj të telefonit, si dhe të përdorin një kod QR që ju mund t’ua jepni atyre për të bërë transaksione me ju.
Ne mund të transmetojmë informacionet tuaja personale në lidhje me një shitje ose transferimin e një pjese apo të gjithë biznesit tonë. Gjithashtu, ne mund t’i zbulojmë informacionet tuaja personale në nivel global, siç kërkohet ose lejohet nga ligjet dhe rregulloret në fuqi, për autoritetet rregullatore dhe financiare, agjencitë e raportimit të kreditit, organet e zbatimit të ligjit, gjykatat, qeveritë ose agjencitë qeveritare, për të respektuar rregullat dhe detyrimet ligjore ose për të kërkuar apo mbrojtur të drejtat dhe interesat e Western Union ose të të tjerëve.
Ne e transferojmë informacionin tuaj personal te palë në vende jashtë vendit në të cilin ato janë mbledhur, duke përfshirë, por pa u kufizuar te SHBA-ja, siç lejohet ose kërkohet nga ligji në fuqi, autoritetet rregullatore, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe agjencitë qeveritare. Gjithashtu, kur ju dërgoni ose merrni para te ose nga një vend tjetër, neve mund të na kërkohet gjithashtu të ndajmë një pjesë të informacioneve tuaja personale me atë vend siç kërkohet ose lejohet nga ligji. Ne i transferojmë informacione të caktuara personale rreth jush në qendrat tona të të dhënave që ndodhen në SHBA ose brenda një rajoni siç kërkohet nga ligji lokal dhe i përpunojmë ato për të përmbushur detyrimet ligjore dhe të pajtueshmërisë që aplikohen për Shërbimet tona. Ne i ruajmë gjithashtu disa informacione të caktuara personale që mbledhim bazuar në zgjedhjet tuaja të marketingut në qendrën tonë të të dhënave në SHBA. Duke përdorur shërbimet, ju pranoni se mund të ndodhin këto transferime të informacioneve jashtë vendit tuaj të banimit.
Informacioni personal i transferuar jashtë ZEE-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Zvicrës drejt vendeve për të cilat Komisioni Evropian ose Zyra e Komisionerit të Informacionit në MB (ICO) kanë konstatuar se nuk ofrojnë mbrojtje të përshtatshme, do të mbrohet nga Klauzolat Standarde Kontraktuale përkatëse ose nga mekanizmat e tjera të miratuara të BE-së ose MB-së, siç kërkohet nga ligji.
Informacionet tuaja personale do të ruhen në përputhje me afatet ligjore të përcaktuara në rregulloret e vlefshme për transaksionet financiare dhe llogaritë, duke përfshirë ato në ligjin kundër pastrimit të parave, ligjin kundër financimit të terrorizmit dhe ligje të tjera të zbatueshme për ne. Në të kundërt, ne do t’i ruajmë informacionet tuaja vetëm nëse janë të nevojshme për qëllimet specifike për të cilat janë mbledhur ose për t’u dhënë zgjidhje pyetjeve që mund të lindin. Ne aplikojmë parimet e minimizimit të të dhënave dhe përpiqemi mos ta ruajmë informacionin për më gjatë sesa është e nevojshme për qëllimin(et) për të cilat ai është mbledhur.
Ju keni të drejtën të dini nëse po përpunojmë informacionet tuaja personale dhe të na kërkoni pa pagesë një kopje të informacioneve tuaja. Ju keni të drejtën të kërkoni një kopje të strukturuar dhe në format të lexueshëm nga makineritë e informacioneve të caktuara që ju na keni dhënë. Ne mund të vendosim një tarifë të arsyeshme për ofrimin e informacioneve ose mund të mos veprojmë sipas kërkesës suaj nëse kërkesa është qartësisht e pabazuar ose e tepruar. Nëse i përdorni shërbimet përmes internetit apo përmes aplikacionit për celular, ju mund të hyni në llogarinë tuaj në çdo kohë për të parë pasqyrat tuaja, informacionet e transaksioneve dhe të dhëna personale të caktuara.
Ju keni të drejtën të na ndaloni që t’ju dërgojmë komunikime marketingu. Ju keni të drejtën të na kërkoni të korrigjojmë informacionet rreth jush që janë të paplota, të pasakta ose të vjetruara. Ju keni të drejtën të na kërkoni të fshijmë informacione të caktuara rreth jush, të kufizoni përdorime të caktuara të informacioneve rreth jush dhe të kundërshtoni përdorime të caktuara të tyre. Deri në shkallën që ne i përpunojmë informacionet personale bazuar në miratimin tuaj, ju mund të tërhiqni miratimin tuaj siç lejohet nga ligji në fuqi. Nëse jeni përdorues i regjistruar i westernunion.com si klient i transferimit dixhital të parave, ju mund të vizitoni gjithashtu sajtin westernunion.com dhe të modifikoni cilësimet e profilit tuaj që të ndryshoni komunikimet e marketingut dhe preferencat për ndarjen e të dhënave me palët e treta. Ju keni gjithashtu të drejtën të depozitoni një ankesë pranë rregullatorit përkatës ose autoritetit mbikëqyrës të mbrojtjes së të dhënave rreth përpunimit të informacioneve tuaja personale. Kur ne marrim një kërkesë, ne mund të kërkojmë informacion shtesë nga ju për të verifikuar identitetin tuaj dhe si një masë sigurie për të mbrojtur informacionin tuaj personal. Në disa situata, ne mund të refuzojmë të veprojmë ose mund të vendosim kufizime rreth të drejtave tuaja, siç lejohet nga ligji në fuqi. Për të ushtruar këto të drejta, vizitoni http://www.westernunion.com/datasubjectrights ose kontaktoni me Western Union përmes seksionit me titull “NA KONTAKTONI”. Ne do të përpiqemi t’i përgjigjemi kërkesës suaj brenda 30 ditëve, por koha e përgjigjes mund të ndryshojë në varësi të ligjeve dhe rregullave në fuqi për kërkesën tuaj, dhe në rrethana të caktuara mund të kemi të drejtën ta zgjasim këtë periudhë. Ne do të pajtohemi me kërkesën tuaj deri në shkallën e kërkuar nga ligji në fuqi.
Të drejta të tjera mund të jenë gjithashtu në dispozicion në juridiksione të ndryshme, në varësi të ligjeve lokale. Këto do të jenë të aksesueshme përmes mënyrave të treguara më lart.
Nëse keni ndonjë pyetje apo ankesë rreth mënyrës se si ne i trajtojmë informacionet tuaja, ne ju kërkojmë që këtë kërkesë ta paraqisni me shkrim. Ne do ta hetojmë kërkesën tuaj dhe në përgjithësi do t’ju përgjigjemi me shkrim brenda 30 ditëve nga marrja e saj. Ju gjithashtu mund të na kontaktoni neve, duke përfshirë edhe Inspektorin tonë për Mbrojtjen e të Dhënave, në wuprivacy@westernunion.com.
Për të na kontaktuar përmes një numri pa pagesë ose një numri telefoni lokal, klikoni lidhjen “Na kontaktoni” në pjesën e poshtme të faqes përkatëse të internetit të Western Union për të gjetur të dhënat specifike të kontaktit për rajonin tuaj.
Ne mund të modifikojmë këtë Deklaratë Globale për Privatësinë herë pas here dhe deklaratat e përditësuara për privatësinë do të postohen në këtë faqe interneti kur të kryhen ndryshimet. Ne ju nxisim ta shqyrtoni këtë Deklaratë Globale për Privatësinë kur vizitoni faqen e internetit për të marrë deklaratën më aktuale.
Për konsumatorët në SHBA (duke përfshirë ata në Kaliforni, Nevadë, Dakotë të Veriut, Teksas dhe Vermont) ndiqni këtë lidhje për te Western Union’s Privacy Notice.
Për rezidentët në Kaliforni, shihni Shtojca për rezidentët në Kaliforni në këtë Deklaratë Globale për Privatësinë.
Për konsumatorët në Meksikë, shihni Shtojca për rezidentët në Meksikë në këtë Deklaratë Globale për Privatësinë.
Për konsumatorët në Brazil, shihni Shtojca për rezidentët në Brazil në këtë Deklaratë Globale për Privatësinë.
Për konsumatorët rezidentë në Japoni, pavarësisht ndonjë dispozite tjetër të përfshirë në këtë Deklaratë Globale për Privatësinë, ne do ta trajtojmë numrin tuaj personal japonez të identifikimit (“numri im”) dhe dokumentet mbështetëse të tij në përputhje me çdo ligj dhe rregullore në fuqi sipas përshkrimit në këtë seksion.
Ne e mbledhim informacionin “numri im” dhe dokumentet mbështetëse të përcaktuara nga ne vetëm për qëllimet e konfirmimit të “numri im” siç kërkohet nga dhe në pajtim me Ligjin e Japonisë për Dorëzimin e Deklaratës së Transfertave Bankare me Jashtë për Qëllimin e Sigurimit të Taksimit të Duhur të Brendshëm (ligji nr. 110 i vitit 1997, i ndryshuar).
Për listën e subjekteve juridike lokale të Western Union, shihni këtu: “SUBJEKTET JURIDIKE TË WESTERN UNION.”