Gjejini më poshtë përgjigjet ndaj shumë prej pyetjeve të tua. Nëse ju duhet ende informacion, mund të kontaktoni me ndaj klientit të Western Union, pa pagesë, në nr. 0800 44 55 nga ora 08:00 deri në 19:00 gjatë ditëve të javës dhe 10:00 deri në 16:00 të dielave dhe ditëve të pushimit zyrtar, ose mund të dërgoni email në adresën westernunion@uft.al.Kujdesi ndaj klientit ofrohet në shqip dhe në anglisht.
Pasi të keni krijuar dhe verifikuar profilin, do të keni mundësi të dërgoni nga interneti nga Shqipëria deri në 330 000 lekë për transfertë, 830 000 lekë në ditë ose 1 650 000 lekë në muaj. Nëse dëshironi të dërgoni më shumë, mund të vizitoni një agjenci.
Për të kryer transfertën tuaj të parë nga interneti në Shqipëri do t’ju duhet fillimisht të regjistroheni tek Western Union duke krijuar një profil në faqen e internetit. Pasi të krijoni profilin në faqen e internetit, do t’ju duhet të paraqiteni te një prej pikave tona të verifikimit me një letërnjoftim zyrtar për të kryer verifikimin e vetëm të personit. Pas regjistrimit dhe verifikimit të profilit, ndiqni hapat e mëposhtëm për të kryer transfertën e parë nga interneti: Identifikohu në profil.
Kontrolloni edhe kuotat kuotat e dërgimit.
Nëse keni pyetje gjatë regjistrimit, telefonojini kujdesit nda klientit të Western Union, pa pagesë, në nr. 0800 44 55 nga ora 08:00 deri në 19:00 gjatë ditëve të javës dhe 10:00 deri në 16:00 të dielave dhe ditëve të pushimit zyrtar, ose dërgo email në adresën westernunion@uft.al. Kujdesi ndaj klientit ofrohet në shqip dhe në anglisht.
Për ta financuar transaksionin me transfertë bankare, duhet ta nisni si transaksion në wu.com dhe ta përfundoni nga llogaria juaj bankare. Për të filluar, ndiqni hapat e mëposhtëm.
1. Zgjidhni “Transfertë bankare” si opsion pagese.
2. Plotësoni të dhënat e transfertës, duke përfshirë shtetin e mbërritjes, shumën për t’u dërguar etj.
3. Shtypni “Përfundo” për të parë informacionin e nevojshëm për ta përfunduar transfertën nga llogaria juaj bankare.
4.Pas shtypjes së butonit “Përfundo”, do t’ju jepet një numër reference dhe do të ridrejtoheni te një listë bankash nga rrjeti i agjentit tonë partner, Unioni Financiar Tiranë (UFT). Mbajeni shënim numrin e referencës dhe të dhënat e bankës drejt së cilës dëshironi të kryeni dërgesën.
5. Identifikohuni në llogarinë tuaj bankare në internet ose paraqituni pranë bankës suaj.
6. Filloni transaksionin, për të dërguar para nga llogaria juaj bankare drejt bankës UFT që zgjedh nga lista.
7. SHTONI NUMRIN REFERENCË nga hapi 4 në transfertën tënde bankare.
8. Përfundoni transfertën. Pasi ta keni kryer transfertën, do t’ju dërgohet numri I kontrollit (MTCN) me SMS. Përdoreni këtë numër për të kontrolluar transfertën dhe sigurohuni t’ia jepni numrin e kontrollit (MTCN) edhe marrësit.
Shiko listën tonë të shteteve për të parë të gjitha shtetet drejt të cilave mund të dërgosh para përmes internetit nga wu.com në Shqipëri. Nëse je duke dërguar drejt një llogarie bankare, shiko këtë listë shtetesh.
Ofrohen edhe transferta brenda vendit në Shqipëri.
Mund të paguash nga interneti përmes transfertës bankare nga një llogari e hapur në Shqipëri. Pasi të zgjedhësh shtetin e mbërritjes, do të kesh mundësinë të shohësh llojet e shërbimeve që të ofrohen. Transfertat e parave përgjithësisht paguhen me para në dorë ose depozitohen direkt në llogarinë bankare të marrësit nëse kjo ofrohet për kanalet e zgjedhura të daljes së parave nga Shqipëria.
Për më shumë detaje, telefonoji mbështetjes së klientit të Western Union, pa pagesë, në nr. 0800 44 55 nga ora 08:00 deri në 19:00 gjatë ditëve të javës dhe 10:00 deri në 16:00 të dielave dhe ditëve të pushimit zyrtar, ose dërgo email në adresën westernunion@uft.al. Mbështetja ofrohet në shqip dhe në anglisht
Po, mund të dërgosh para nga interneti përmes wu.com/al. Pasi të zgjedhësh shtetin e mbërritjes, do të kesh mundësinë të shohësh llojet e shërbimeve që të ofrohen. Transfertat e parave paguhen përgjithësisht me para në dorë ose direkt në llogarinë bankare të marrësit
Nëse të miratohet transferta, do të të shfaqet raporti përmes internetit. Kur kryhet transferta do të marrësh një SMS ose email (sipas rastit) me numrin e gjurmimit të transfertës së parave (MTCN).
Transfertën e parave mund ta anulosh duke i telefonuar mbështetjes së klientit të Western Union nëse ndryshon mendje, nëse ke informacion se numri i gjurmimit të transfertës së parave (MTCN) nuk i paguhet dot marrësit ose nëse dyshon për mashtrim. Në disa raste transferta mund të anulohet vetëm nëse paratë nuk depozitohen në llogarinë bankare të marrësit ose nuk i janë paguar marrësit në shtetin e mbërritjes.
Nëse dëshironi ta anulosh transfertën e parave, kontakto me mbështetjen e klientit të Western Union, pa pagesë, në nr. 0800 44 55 nga ora 08:00 deri në 19:00 gjatë ditëve të javës dhe 10:00 deri në 16:00 të dielave dhe ditëve të pushimit zyrtar, ose dërgo email në adresën westernunion@uft.al. Mbështetja ofrohet në shqip dhe në anglisht
Raporti do të shfaqet pasi të përfundosh transfertën e parave përmes internetit. Të dhënat e transfertave të tua të mëparshme mund t’i shohësh edhe në seksionin e profilit tënd në albania.wu.com.
Numri i gjurmimit të transfertës së parave (MTCN) është një numër i posaçëm gjurmimi që i caktohet transfertës sate. Marrësit do t’i duhet ky numër për të marrë paratë dhe mund të përdoret dhe për të gjurmuar transfertën tënde. Mos e ndaj numrin me askënd tjetër.
Shërbimet e Western Union janë për këdo që ka nevojë të dërgojë apo tërheqë para shpejt. Nga udhëtarët dhe ata që ndihmojnë shokët apo të afërmit jashtë shtetit, njerëz te biznesit të cilët kane nevojë të kryejnë transferta të shpejta ndërkombëtare parash.
Agjentët e Western Union janë përfaqësuesit tanë në shtete të ndryshe prej të cilëve ju dërgoni ose tërhiqni para, mund të jenë banka, zyra poste, supermarkete, ushqimore, pika shërbimesh valutore, qendra kutish postare, farmaci, agjenci udhëtimesh, magazina, aeroporte, stacione treni apo autobusi, zyra këmbimi valutor dhe pika të tjera shitjeje.
Agjentët e Western Union pranë jush mund t’i gjeni duke përdorur funksionin tonë të gjetjes së agjentëve.
Dërgimi i parave personalisht është i thjeshtë, mjafton të ndjekësh këta hapa:
Pas dhënies së këtij informacioni, mund t’i japësh agjentit dhe shumën gjithsej për t’u dërguar, duke përfshirë tarifat përkatëse të transfertës. Ki parasysh të marrësh numrin e gjurmimit të transfertës së parave (MTCN) nga raporti ty dhe t’ia tregosh edhe marrësit, pasi do t’i duhet për të tërhequr paratë në dorë.
Për të dërguar para drejt një pike agjenti të Western Union do të të duhet të paraqesësh një variant të vlefshëm të njërës prej sa më poshtë: pasaportë, letërnjoftim zyrtar, pasaportë ndërkombëtare për jobanorët, letërnjoftime të lëshuara në shtetet e BE-së dhe në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Kosovë. Ki parasysh se dokumentet e identifikimit përpunohen sipas legjislacionit dhe rregulloreve bankare të Shqipërisë.
Transfertat e parave në përgjithësi paguhen me para në dorë. Pasi të zgjedhësh shtetin e mbërritjes, mund të pyesësh agjentin për llojet e shërbimeve që të ofrohen. Mund të ketë kufizime të tjera. Për më shumë informacion, kontakto me një pikë agjenti të Western Union.
Statusin e transfertës mund ta kontrollosh në internet. Mjafton të kesh emrin e dërguesit ose të marrësit dhe numrin e gjurmimit (MTCN – numri i gjurmimit të transfertës) në raport.
Çdo pikë agjenti e Western Union e përcakton vetë orarin e punës. Disa kanë orare të zgjatura dhe madje qëndrojnë hapur edhe në fundjavë. Gjeni një pikë agjenti të Western Union në afërsi me anë të gjetësit të agjentëve.
Paratë mund t’i tërhiqni pranë çdo agjencie të Western Union në Shqipëri.
Do të duhet të paraqisni informacionin e mëposhtëm:
Për më shumë informacion, vizitoni agjencinë më te afërt të Western Union.
Duhet të paraqisni një variant të vlefshëm të një prej sa më poshtë: pasaportë, letërnjoftim zyrtar, pasaportë ndërkombëtare për jobanorët, letërnjoftime të lëshuara në shtetet e BE-së dhe në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Kosovë., për të tërhequr para në një agjenci të Western Union. Kini parasysh se dokumentet e identifikimit përpunohen sipas legjislacionit dhe rregulloreve bankare të Shqipërisë.
Mund të klikoni te Money Transfer Tracking te wu.com. Atje mund të shkruani emrin e dërguesit dhe numrin e kontrollit të transfertës së parave (MTCN) dhe do të merrni një përditësim për statusin e fundit të transfertës.
Mund dhe t’i telefononi kujdesit ndaj klientit të Western Union, pa pagesë, në nr. 0800 44 55 nga ora 08:00 deri në 19:00 gjatë ditëve të javës dhe 10:00 deri në 16:00 të dielave dhe ditëve të pushimit zyrtar, ose dërgoni email në adresën westernunion@uft.al. Ka mbështetje në shqip dhe anglisht
Transfertat e parave përgjithësisht paguhen me para në dorë. Mund të ketë kufizime të tjera.
Për më shumë informacion, vizito një pikë vendndodhjeje të Western Union.
Të gjitha tarifat përkatëse të transfertës paguhen nga dërguesi. Marrësi nuk paguan tarifa për transfertën.
Kërkohet regjistrimi për shumicën e shërbimeve tona. Kur e vizitoni për herë të parë faqen wu.com/al të duhet të plotësoni formularin e regjistrimit të profilit dhe të ndiqni këta hapa:
Jo, regjistrimi në internet është falas në wu.com në Shqipëri.
Cilido që përmbush kriteret e mëposhtme mund ta përdorë shërbimin tonë të transfertës së parave nga interneti.
Regjistrimi me dokument të vlefshëm identifikimi dhe numër të vlefshëm telefoni mund të kryhet vetëm një herë.
Informacionin e profilit të Western Union mund ta ndryshosh apo përditësosh nga skeda “Profili” pasi të identifikohesh. Nëse do të ndryshosh informacionin tënd personal, shko në profilin tënd në internet dhe zgjidh “Modifiko profilin” nga menyja në të djathtë. Nëse ke pyetje për profilin, kontakto me mbështetjen e klientit të Western Union, pa pagesë, në nr. 0800 44 55 nga ora 08:00 deri në 19:00 gjatë ditëve të javës dhe 10:00 deri në 16:00 të dielave dhe ditëve të pushimit zyrtar, ose dërgo email në adresën westernunion@uft.al. Mbështetja ofrohet në shqip dhe në anglisht
Identifikuesi i përdoruesit është numri yt i telefonit, fjalëkalimi yt dhe kodi njëpërdorimësh do të të dërgohen në numrin e telefonit.
Nëse ke harruar fjalëkalimin, mund të zgjedhësh opsionin “Kam harruar fjalëkalimin” dhe do të të dërgohet një fjalëkalim i ri në numrin e telefonit.
Nëse vendos disa herë radhazi kredencialet e gabuara, profili do të kyçet, provo të identifikohesh sërish në profil pas 30 minutave ose kontakto me mbështetjen e klientit të Western Union, pa pagesë, në nr. 0800 44 55 nga ora 08:00 deri në 19:00 gjatë ditëve të javës dhe 10:00 deri në 16:00 të dielave dhe ditëve të pushimit zyrtar, ose dërgo email në adresën westernunion@uft.al. Mbështetja ofrohet në shqip dhe në anglisht
Pasi të identifikohesh mund ta ndryshosh apo përditësosh me lehtësi profilin e Western Union duke zgjedhur skedën “Profili”, pastaj të zgjedhësh “Modifiko profilin” nga menyja në të djathtë dhe të ndryshosh fjalëkalimin. Për regjistrim në internet, mund të përdorësh vetëm një numër telefoni. Nëse të ndryshon numri i telefonit, atëherë e vetmja mënyrë për të pasur të drejtë hyrjeje në profil është duke i telefonuar mbështetjes së klientit të Western Union.
Nëse ke ndonjë pyetje, kontakto me mbështetjen e klientit të Western Union, pa pagesë, në nr. 0800 44 55 nga ora 08:00 deri në 19:00 gjatë ditëve të javës dhe 10:00 deri në 16:00 të dielave dhe ditëve të pushimit zyrtar, ose dërgo email në adresën westernunion@uft.al. Mbështetja ofrohet në shqip dhe në anglisht
Profilin në internet mund ta fshish duke kontaktuar mbështetjen e klientit të Western Union, pa pagesë, në nr. 0800 44 55 nga ora 08:00 deri në 19:00 gjatë ditëve të javës dhe 10:00 deri në 16:00 të dielave dhe ditëve të pushimit zyrtar, ose mund të dërgosh email në adresën westernunion@uft.al. Mbështetja ofrohet në shqip dhe në anglisht
Po, përpara se të kryeni transfertën e parë nga interneti, do t’ju duhet ta verifikoni personalisht profilin. Pas regjistrimit të suksesshëm në internet, paraqituni në një prej pikave të Unionit Financiar Tiranë (UFT) për një verifikim të personit që kryhet vetëm një herë. Pas verifikimit të profilit do të keni mundësi të dërgoni para nga interneti.
Pasi të paraqisni një dokument të vlefshëm identifikimi zyrtar te një prej pikave të Unionit Financiar Tiranë (UFT), do të merrni një konfirmim me SMS.
Nëse jeni banor i Shqipërisë, atëherë pranohet identifikimi si më poshtë:
– Letërnjoftim i lëshuar nga Republika e Shqipërisë;
– Pasaportë e lëshuar për shtetasit shqiptarë. Nëse je banor i BE-së, apo i Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi apo Kosovës, pranohet identifikimi si më poshtë:
– Letërnjoftim i lëshuar në BE, ose përkatësisht në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi apo Kosovë. Nëse nuk je rezident, atëherë pranohen dokumentet e mëposhtme të identifikimit:
– Pasaportë ndërkombëtare për shtetasit e huaj. Dokumentet e identifikimit duhet të kenë emrin dhe mbiemrin, të dhënat e identifikimit, shtetësinë dhe datëlindjen.
Sigurohuni të paraqisni të njëjtin dokument identifikimi pranë pikës së verifikimit që keni përdorur për profilin tuaj në internet.
Kërko për një pikë të Unionit Financiar Tiranë (UTF) pranë teje. Të gjitha pikat në listë do të ta verifikojnë profilin në internet.
Western Union e çmon aktivitetin e tij dhe e zhvillon me krenari dërgimin e parave në mënyrat më të shpejta dhe të besueshme të mundura. Por është e rëndësishme që të mbroheni nga mashtruesit që kërkojnë t’ju marrin paratë. Më poshtë renditen disa pyetje të ngritura shpesh në lidhje me mashtrimet. Për më shumë informacion, vizito seksionin “Vigjilenca ndaj mashtrimit” këtu.
Po. Western Union, përdoreni vetëm për t’u dërguar para te afërmve dhe miqve tuaj. Mos i dërgoni kurrë para dikujt me të cilin nuk jeni takuar ndonjëherë personalisht. Ndonjëherë mashtruesit i nxisin individët që të transferojnë para. Mos i transferoni para askujt që të kërkon t’i dërgosh para:
Pas pagesës së parave, Western Union mund ta ketë të pamundur të të kthejë rimbursim, edhe sikur të jesh viktimë e një mashtrimit, përveç disa rasteve të caktuara.
Nëse merrni email nga dikush që pretendon të jetë nga Western Union, por për të cilin nuk jeni i sigurt, mos klikoni në asnjërën prej lidhjeve në email. Mesazhi mund të jetë një përpjekje “karremi” për t’ju marrë vjelë informacione të natyrës delikate. Përkundrazi, kontaktoni menjëherë me kujdesin ndaj klientit të Western Union, pa pagesë, në nr. 0800 44 55 nga ora 08:00 deri në 19:00 gjatë ditëve të javës dhe 10:00 deri në 16:00 të dielave dhe ditëve të pushimit zyrtar, ose dërgoni email në adresën westernunion@uft.al. Kujdesi ndaj klientit mundësohet në shqip dhe anglisht, ose duke vizituar cilëndo pikë agjenti të Western Union pranë jush.
Kini parasysh se Western Union NUK DO TË TË DËRGOJË KURRË emaile që kërkojnë për emrin e përdoruesit, fjalëkalimin apo detajet e kartës së kreditit të përdoruesit.
Në disa vende, dërguesve u kërkohet të ofrojnë një pyetje kontrolli dhe përgjigjen kur fillojnë transfertën. Në rastet kur pyetja e kontrollit u dha nga dërguesi, marrësit mund t’i kërkohet të japë përgjigje kur tërheq paratë. Funksioni i pyetjes së kontrolli është krijuar posaçërisht për raste urgjence kur marrësit i duhet ende të kryejë identifikimin e duhur. Nuk duhet përdorur kurrë si siguri shtesë apo për të vonuar pagesat. Në shumë vende, ne e paguajmë marrësin kurdo që ai paraqet identifikimin e duhur, edhe nëse ai/ajo nuk e di përgjigjen ndaj pyetjes. Pyetja e kontrollit nuk ofrohet për pagesat në Shqipëri.
Funksioni i pyetjes së kontrollit është krijuar për raste urgjence kur marrësit i duhet ende të kryejë identifikimin e duhur. Nuk duhet përdorur kurrë si siguri shtesë apo për të vonuar pagesat. Në shumë vende, ne e paguajmë marrësin kurdo që ai paraqet identifikimin e duhur, edhe nëse ai/ajo nuk e di përgjigjen ndaj pyetjes. Pyetja e kontrollit nuk ofrohet për pagesat në Shqipëri.
Duhet të paraqitesh menjëherë në pikën e agjentit tonë për asistencë me transaksionin për të cilin mendon se të është dërguar për qëllime mashtrimi. Madje duhet dhe ta raportosh si rast pranë organeve lokale të rendit. Duhet të kontaktosh gjithashtu me Zyrën e Çështjeve të Konsumatorit dhe rajonin e policisë nëse ke pasiguri apo dyshime për mashtrim përmes telefonit, postës apo emailit.
Për të mbrojtur klientët tanë, ne shqyrtojmë çdo transfertë parash që të sigurohemi se është e sigurt. Për arsye të ndryshme, ne mund t’ju kërkojmë të na jepni më shumë informacion para se t’ju lejojmë të vazhdoni të përdorni shërbimet tona.
Na nevojitet informacion shtesë për të kuptuar pse përdorni Western Union-in dhe marrëdhënien midis jush dhe personit ose subjekteve me të cilët po kryeni transferta. Sa më shumë informacione të jepni, aq më shpejt do të jemi në gjendje ta plotësojmë kërkesën tuaj.
Për të aksesuar sërish shërbimet tona, ndiqni hapat e mëposhtëm:
Pasi të kemi marrë pyetësorin e plotësuar dhe dokumentacionin e kërkuar, do t’ju kthejmë përgjigje me email brenda 3 ditësh pune.
Në rast se kemi pyetje shtesë, do t’ju kontaktojmë në adresën e emailit që keni vendosur në pyetësor.
Ne jemi të përkushtuar për të ruajtur sigurinë e informacionit tuaj personal. Ne përdorim masa mbrojtëse organizative, teknike dhe administrative që janë në pajtim me ligjet dhe rregulloret qeveritare në fuqi, për të mbrojtur informacionet tuaja personale. Ne gjithashtu përpiqemi ta kufizojmë aksesin në informacionet personale që përpunojmë vetëm te punonjësit, agjentët dhe përfaqësuesit tanë që duhet të njihen me to për arsye pune. Për më shumë informacion, lexoni Termat dhe Kushtet si dhe Deklaratën Online të Privatësisë.