Qendra e Burimeve të Mashtrimit

Mbrohuni nga mashtrimi

Përdorni vetëm Western Union për t’u dërguar para miqve dhe familjarëve tuaj.

 

Nëse dikush që nuk e keni takuar personalisht ju kërkon të bëni një transfertë parash, mos iu përgjigjni. Përdorni fjalëkalime të vështira dhe mos hapni linke të rastësishme. Mos i ndani me të tjerët të dhënat tuaja personale.

 

Shënim: Pasi të jetë dërguar apo depozituar një transfertë, Western Union mund të mos jetë në gjendje t’ju rimbursojë. Nëse paratë nuk janë dërguar apo depozituar, mund të na vini në dijeni duke dërguar një pretendim për mashtrim.

 

Nëse një mashtrues ju ka kërkuar të dërgoni para duke përdorur shërbimet e Western Union, telefononi linjën tonë të dedikuar telefonike kundër mashtrimit për ta raportuar.

 

Kini kujdes nëse një person i panjohur ju kërkon të dërgoni para për ndonjë nga situatat e mëposhtme:

Emergjencë

Mbrojtje me antivirus

Blerje online

Pagesë ose depozitë për pronën me qira

Blerje misterioze

Dhurime për bamirësi

Pagesa taksash

Tarifa të kartës së kreditit apo për këst kredie

Shuma të fituara nga një lotari apo çmim

Mundësi punësimi

Rezolutat për emigrantët

Kërkesa telemarketingu

Mos lejoni kurrsesi që mashtrimi t’ia hedhë pa u vënë re

Kur raportoni mashtrimin, ju ndihmoni që persona të tjerë të kenë më pak gjasë të mashtrohen. Gjithashtu, kjo ndihmon agjencitë ligjzbatuese që të identifikojnë dhe parandalojnë mashtrimet.

 

Nëse besoni se jeni mashtruar, ju inkurajojmë të kontaktoni zyrën lokale ligjzbatuese dhe burime të tjera të mbrojtjes së konsumatorit.

 

Është e rëndësishme të raportoni mashtrimin. Kjo ndihmon në edukimin e konsumatorëve dhe u mundëson autoriteteve informacione për mashtrimet aktuale. Edhe pse ne bashkëpunojmë me organizatat ndërkombëtare policore, roli ynë nuk është zbatimi i ligjit. Ne bashkëpunojmë me agjencitë për të ndihmuar në hetime dhe ndjekjet penale të personave që keqpërdorin shërbimet tona.

Çfarë duhet të dini

Si të identifikoj një mashtrim?

Mashtrimet nuk ndodhin gjithnjë në një mënyrë të caktuar. Por kanë një model për të cilin mund të tregoni kujdes në mënyrë që t’i shmangni dhe t’i parandaloni:

  • Mashtruesi do t’ju kërkojë të dërgoni para duke u shtirur sikur është një urgjencë. Nëse nuk e keni takuar personalisht dikë, është mirë të mos u dërgoni transfertë parash.
  • Nëse fjalëkalimet tuaja janë të thjeshta për t’u gjetur ose të aksesueshme, mashtruesit mund të vjedhin llogaritë tuaja. Përdorni fjalëkalime të vështira dhe mos i ndani me askënd.
  • Mashtruesit përdorin emailet, media sociale, mesazhet me tekst dhe telefonatat për të tërhequr vëmendjen tuaj. Zakonisht, mesazhet e tyre kanë gabime gramatikore ose drejtshkrimore në adresën e emailit. Para se të përgjigjeni, bëni kërkimet tuaja.
Çfarë ndodh pasi të dërgoj një pretendim për mashtrim?

Pasi të dërgoni një pretendim për mashtrim, departamenti ynë për mashtrimin do ta shqyrtojë pretendimin tuaj. Nëse nevojitet, ekipi ynë do të kontaktojë me ju për më shumë informacion. Në varësi të statusit të transfertës, ne mund ta rimbursojmë transfertën tuaj. Ju do të merrni një email nga ana jonë me statusin e kërkesës së pretendimit tuaj.

Është e rëndësishme të mbani mend se Western Union nuk mund t’i kapë mashtruesit. Ne bashkëpunojmë me agjencitë ligjzbatuese për të ndihmuar në hetimin dhe ndjekjen penale të njerëzve të cilët mund të përfitojnë nga shërbimet tona dhe të kryejnë mashtrim.

A do të marr një rimbursim për transfertën time të parave?

Nëse besoni se transferta i është dërguar personit të gabuar, telefononi menjëherë kujdesin tonë ndaj klientit për ta anuluar. Nëse transferta juaj nuk është marrë, dërguar apo depozituar, ju do të merrni një rimbursim të plotë të transfertës.

Çfarë masash ka marrë Western Union për të parandaluar mashtrimin?

Ne po njoftojmë njerëzit për mashtrimin përmes kanaleve të ndryshme, po ofrojmë këshilla dhe burime për klientët tanë dhe po investojmë në teknologji për të na ndihmuar të mbrohemi më mirë nga mashtrimi. Kur raportohet mashtrim, ne i ndihmojmë agjencitë ligjzbatuese me të gjithë informacionin që u nevojitet për të hetuar mashtrimin.

Çfarë duhet të bëj nëse marr një email të dyshimtë që më kërkon të dërgoj një transfertë me Western Union?

Na e dërgoni ne emailin, siç është, në adresën spoof@westernunion.com. Vini re se kjo nuk do të thotë se është dërguar një pretendim për mashtrim. Për të raportuar një mashtrim, ju duhet të dërgoni një pretendim për mashtrim online ose të telefononi linjën tonë të dedikuar telefonike kundër mashtrimit.

Qëndroni të informuar

Na ndiqni në media sociale për të qenë të përditësuar me mashtrimet më të fundit dhe mënyrat më të fundit për t’u mbrojtur ndaj tyre. Le t’ia kalojmë mashtrimit, së bashku #BeFraudSmart!

Ndiqni njoftimet dhe përditësimet tona